Class Detail

Klasa për Filestarë

Klasa për Fillestarë

Mirë se vini në klasa për fillestarë në Matarise, ku do të njihni magjinë e praktikës së tij dhe do të zbuloni një botë të re të relaksimit dhe vetëkuptimit. Këto klasa janë të dizajnuara për ata që janë të rinj në yoga dhe që dëshirojnë të zhvillojnë një bazë solide për praktikën e tyre.

Cilado qoftë arsyeja e juaj për të provuar yoga – të reduktoni stresin, përmirësimi i fleksibilitetit, rritja e forcës apo thjesht ndjenja e relaksimit – ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Çdo klasë fillon me një shpjegim të thjeshtë dhe udhëzime të qarta për pozitat (asanat), frymëmarrjen dhe teknikat e meditim. Mesazhi ynë është se yoga është për të gjithë – nuk ka nevojë të jeni fleksibël apo në formë të shkëlqyer për të filluar. E gjithë çka ju nevojitet është dëshira për ta eksploruar këtë praktikë të mrekullueshme.

Instruktorët tanë të kualifikuar do t’ju ndihmojnë në çdo hap të udhëtimit tuaj, duke ofruar mbështetje dhe inkurajim që nga momenti i parë. Do të mësoni për rëndësinë e frymëmarrjes së thellë, si dhe teknikat për të qetësuar mendjen dhe trupin tuaj.

Klasat tona ofrojnë një ambient të ngrohtë dhe miqësor, ku çdo anëtar i grupeve do të ndjehet i mirëpritur. Ne besojmë se yoga është një përvojë personale dhe çdo person ka ritmin e tij unik të zhvillimit. Prandaj, ne sigurojmë që çdo klasë të jetë e përshtatshme për të gjithë dhe t’i japë hapësirë çdo individi për të eksploruar mundësitë e tij.

Bashkohuni me ne në Matarise dhe merrni hapin e parë drejt një stili jetese më të shëndetshëm dhe më të balancuar. Bëjeni yoga një pjesë të rutinës suaj dhe shihni si jeta juaj do të fillojë të transformohet. 

A është kjo klasa e duhur për ju?

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të filluar udhëtimin tuaj në yoga, kjo klasë është ideale për ju!

Në këtë klasë, ju do të mësoni:

  • Pozicionet bazë të yoga-s
  • Teknikat e frymëmarrjes dhe relaksimit
  • Si të vendosni pozicionet e duhura dhe të shmangni lëndimet
  • Si të integroni yoga-n në jetën tuaj të përditshme për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Përmirësoni trupin dhe shpirtin tuaj

  • Ul nivelin e stresit
  • Ndihmon në kontrollin e ankthit
  • Zvogëlon të gjitha llojet e dhimbjeve
  • Përmirson gjumin
  • Ul presionin e gjakut
  • Ndihmon në përmirësimin e kujtesës
  • Përmirëson inteligjencën emocionale

Bashkohuni me ne në Matarise dhe shijoni përfitimet e shumta që ofron yoga!

Detajet

Niveli:

Filestar

Data:

Çdo të Hënë & të Enjte

Ora:

17:30

Seancat:

8

Çmimi:

5000 Lekë

Kategoria e Klasës:

Instruktor

yoga matarise

Abonohu në Newsletter

Bashkohu me ne për një udhëtim në qetësinë dhe harmoninë që të fal yoga!

    circle matarise
    circle matarise
    Ne përdorim cookie për të siguruar që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë në faqen tonë të internetit. Nëse vazhdoni të përdorni këtë faqe, ne do të supozojmë se jeni të kënaqur me të. Politika e Privatësisë.
    OK